GJENEVË, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Njëzet e një vjet pas përpunimit të saj, konventa për të zhdukur format më të këqija të punës së fëmijëve u miratua sot nga të 187 shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

“Për herë të parë në historinë e ILO-s, një konventë ndërkombëtare e punës është ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare, Konventa 182 për Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve, pas ratifikimit të saj nga Mbretëria e Tongas”, tha Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i ILO-s, në një konferencë virtuale për shtyp.

“Kjo tregon një angazhim global që format më të këqija të punës së fëmijëve, të tilla si skllavëria, shfrytëzimi seksual, përdorimi i fëmijëve në konflikt të armatosur ose punë tjetër e rrezikshme ose e paligjshme që kompromenton shëndeti, morali dhe mirëqenia psikologjike e fëmijëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, shtoi ai.

Ryder pranoi se, ndërsa teorikisht të gjithë fëmijët në mbarë botën gëzojnë mbrojtje thelbësore ligjore kundër formave më të këqija të punës së fëmijëve, mbetën ende sfida të mëdha për t’u kapërcyer./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.