GJENEVË, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar rritjen këtë vit, edhe pse pandemia e COVID-19 po redukton emetimet e bëra nga njeriu, njoftoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (OBM).

“Rënia e emetimeve të lidhura me bllokimin është vetëm një gabim i vogël në grafikun afatgjatë. Na duhet një rrafshim i qëndrueshëm i kurbës”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas.

Përqendrimi atmosferik i dyoksidit të karbonit u rrit nga 407,9 në 410,5 pjesë për milion vitin e kaluar, duke arritur një nivel që është një herë e gjysmë më i lartë se në agimin e revolucionit industrial në shekullin XVIII.

Taalas tha se pandemia nuk duhet parë si një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por si një mundësi për përpjekje më ambicioze për të zvogëluar emisionet industriale, të energjisë dhe transportit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.